I vetëm mund të reagosh, por në rrjet mund të ndikosh.

𝐂𝐔𝐋𝐓𝐔𝐑-𝐀𝐋 është rrjeti ku bashkohemi për të mbrojtur, forcuar dhe ngritur zërin e kulturës dhe trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Përmes trajnimeve, rrjetëzimit, advokimit dhe përdorimit të teknologjisë inovative, CULTUR-AL krijon hapësira të reja për veprim konkret: nga mbështetja e OSHC-ve lokale, te përfshirja e gazetarëve të kulturës dhe sipërmarrësve kulturorë, deri te fuqizimi i të rinjve për të qenë zëra aktivë në mbrojtjen e trashëgimisë sonë të përbashkët.

Në këtë rrjet:

  • Forcojmë kapacitetet për avokim dhe monitorim të politikave kulturore;
  • Ndërtojmë bashkëpunime të qëndrueshme në nivel kombëtar dhe rajonal;
  • Dokumentojmë dhe mbrojmë monumente me mjete inovative si fotogrametria;
  • Krijojmë një zë të përbashkët që kërkon reforma dhe mbështetje reale për kulturën.

Nëse beson se kultura është pjesë e gjallë e identitetit dhe zhvillimit tonë të ardhshëm, atëherë 𝐂𝐔𝐋𝐓𝐔𝐑-𝐀𝐋 është rrjeti ku zëri yt merr fuqi.

Bëhu pjesë e CULTUR-AL. Bëhu pjesë e ndryshimit për kulturën.
Kontakto projektin Cultur-AL!

Për më shumë informacion mund të vizitoni: https://nccsalbania.wordpress.com/  dhe https://arti-vista.org/ .

#CULTURAL #BashkëPërKulturën #Trashëgimia #ZëriYNë #ArtiNdikon

Sitet tona kulturore

Databaza