Trashëgimia kulturore dhe jeta artistike në Shqipëri përballen sot me sfida të shumta. Ndërsa hapësirat për art dhe kulturë zvogëlohen, presionet nga turizmi rriten, dhe investimet në sektorin kulturor mbeten të kufizuara, nevoja për bashkëpunim dhe veprim të përbashkët është më e rëndësishme se kurrë.
CULTUR-AL është një rrjet i ri kombëtar që bashkon organizata, artistë, gazetarë, sipërmarrës kulturorë dhe të rinj për të forcuar zërin e kulturës dhe trashëgimisë në Shqipëri.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e tij.
Pse ka nevojë Shqipëria për një rrjet kulturor?
Në një realitet ku trashëgimia përballet me presione të mëdha nga turizmi masiv dhe mungesa e investimeve, kultura rrezikon të mbetet në margjinat e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik.
Qendrat historike shpesh shihen thjesht si atraksione turistike, ndërsa artit dhe jetës kulturore në komunitete u mungojnë hapësira dhe mbështetje.
Institucionet publike, për shkak të kapaciteteve të kufizuara dhe prioriteteve të tjera, nuk arrijnë të mbrojnë dhe promovojnë siç duhet pasurinë kulturore.
Në këtë situatë, është e domosdoshme të krijojmë një zë të përbashkët dhe një strukturë bashkëpunimi që të mund të ndikojë realisht në politikat dhe praktikat kulturore të vendit.
Çfarë është Rrjeti CULTUR-AL?
Rrjeti CULTUR-AL është një platformë bashkëpunimi që:
• Forcon kapacitetet e OSHC-ve, artistëve dhe aktorëve të tjerë në avokim dhe monitorim të politikave kulturore;
• Ndërton një zë të unifikuar për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore;
• Krijon partneritete midis organizatave, profesionistëve dhe institucioneve publike;
• Nxit përdorimin e teknologjisë dhe inovacionit në mbrojtjen dhe promovimin e kulturës.
Ky rrjet synon të lidhë njerëzit dhe organizatat që ndajnë të njëjtin vizion: një Shqipëri ku kultura vlerësohet dhe mbrohet me seriozitet.
Pse të bëheni pjesë?
Duke u bashkuar me Rrjetin CULTUR-AL, do të keni mundësi të:
• Merrni pjesë në trajnim për avokim kulturor, përdorim të teknologjisë dhe monitorim të politikave publike;
• Angazhoheni në dialog dhe avokim me institucionet përgjegjëse për kulturën;
• Rrjetëzoheni me organizata dhe profesionistë të kulturës nga Shqipëria dhe rajoni;
• Bëheni pjesë e projekteve dhe iniciativave për zhvillimin e qëndrueshëm kulturor;
• Ndikoni realisht në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Kush mund të aplikojë?
• Organizata të shoqërisë civile që punojnë në art, kulturë ose trashëgimi;
• Artistë, studiues, aktivistë dhe profesionistë të sektorit kulturor;
• Sipërmarrës dhe aktorë të industrive krijuese;
• Të rinj dhe studentë të interesuar në politikën kulturore dhe mbrojtjen e trashëgimisë.
Si të aplikoni?
Për t’u bërë pjesë e rrjetit, dërgoni:
• Një përshkrim të shkurtër të organizatës ose profilit tuaj individual në fushën e kulturës;
• Një letër interesi ku shpjegoni pse dëshironi të bashkoheni me rrjetin;
• Të dhënat tuaja të kontaktit.
Për pyetje ose informacion shtesë, mund të na kontaktoni në adresat:
[email protected] | [email protected] | [email protected]
Së bashku për Kulturën
Në një realitet me sfida të shumta, rrjeti CULTUR-AL ofron një hapësirë ku zëri juaj ka ndikim dhe ku bashkëpunimi ndërton rezultate të qëndrueshme.
Bashkohuni me ne për të mbrojtur, zhvilluar dhe fuqizuar kulturën dhe trashëgiminë kulturore shqiptare.
Bëhuni pjesë e Rrjetit CULTUR-AL