Rrjeti CULTUR-AL po bashkon zëra, energji dhe përvoja të ndryshme nga gjithë Shqipëria – një komunitet që beson në forcën e kulturës për të ndikuar pozitivisht në jetën publike, në politikat zhvillimore dhe në identitetin tonë të përbashkët. Në këtë rrugëtim, çdo anëtar sjell një dimension unik: nga trashëgimia e prekshme tek arti bashkëkohor, nga aktivizmi lokal te krijimtaria e re. Kjo video është një ftesë për t’u njohur me rrjetin dhe për të qenë pjesë e një lëvizjeje që e vendos kulturën në qendër të zhvillimit. Bashkohuni me CULTUR-AL. Kultura ka nevojë për zërin tuaj.


