Në Shqipëri po zhvillohet një vlerësim kombëtar për të identifikuar nevojat dhe sfidat me të cilat përballen artistët, studiuesit, ekspertët e trashëgimisë kulturore, organizatat dhe sipërmarrësit që veprojnë në fushën e kulturës. Ky vlerësim po realizohet në kuadër të projektit Cultural, një nismë e përbashkët e NCCS dhe Artivista, që synon të kuptojë më thellë realitetin, sfidat dhe potencialin e sektorit kulturor në Shqipëri.
Nëpërmjet dy pyetësorëve të ndarë sipas profilit të pjesëmarrësve, synohet të identifikohen prioritetet, pengesat dhe hapësirat për zhvillim profesional, mbështetje institucionale dhe bashkëpunim ndërsektorial:
🔹 Pyetësori për organizatat kulturore dhe aktorët institucionalë
🔹 Pyetësori për individët – artistë, studiues, ekspertë dhe sektorin privat
Të dhënat do të përdoren për të ndërtuar programe mbështetëse më të përshtatura dhe për të forcuar kapacitetet profesionale dhe mundësitë për rrjetëzim në sektorin e kulturës dhe trashëgimisë.
🗓️ Afati për plotësimin e pyetësorëve është 15 qershor 2025.
📩 Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të ndërtuar një panoramë më të qartë dhe për të ndikuar në zhvillimin e qëndrueshëm kulturor.


