Në një kohë kur arti dhe trashëgimia kulturore në Shqipëri përballen me mungesë mbështetjeje, presion nga turizmi masiv dhe boshllëk në politikat publike, nevoja për një zë të përbashkët nuk ka qenë kurrë më urgjente. Rrjeti CulturAL fton artistë, organizata, studiues, aktivistë dhe sipërmarrës të bëhen pjesë e kësaj platforme të re për të mbrojtur dhe zhvilluar kulturën dhe trashëgiminë tonë.
1. Për të ndikuar në politikat kulturore
Rrjeti CulturAL synon të ndërtojë një zë të përbashkët që angazhohet në dialog me institucionet dhe propozon zgjidhje konkrete për përmirësimin e politikave në fushën e kulturës dhe trashëgimisë.
2. Për të marrë pjesë në trajnime dhe shkëmbime ekspertize
Anëtarët e rrjetit përfitojnë nga trajnimet në fushat e avokimit, politikave publike dhe përdorimit të teknologjisë për mbrojtjen e trashëgimisë.
3. Për të ndërtuar aleanca me aktorë të tjerë të kulturës
Rrjeti ofron mundësi rrjetëzimi me organizata, artistë, gazetarë, profesionistë të sektorit krijues dhe aktorë institucionalë nga Shqipëria dhe rajoni.
4. Për të qenë pjesë e projekteve të përbashkëta dhe nismave qëndrore
Anëtarët mund të përfshihen në projekte konkrete që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm kulturor dhe forcimin e komuniteteve lokale përmes artit dhe trashëgimisë.
5. Për të kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore
Në një klimë ku trashëgimia rrezikon të reduktohet në atraksion turistik, rrjeti u jep aktorëve mundësinë të punojnë së bashku për ruajtjen e saj me dinjitet dhe qëndrueshmëri.
6. Për të fuqizuar zërin e komuniteteve lokale
CulturAL promovon përfshirjen e qyteteve dhe zonave rurale në zhvillimin e politikave kulturore dhe në rigjallërimin e hapësirave publike për art dhe krijimtari.
7. Sepse kultura nuk mund të mbrohet në mënyrë të izoluar
Vetëm përmes bashkëpunimit dhe veprimit të koordinuar mund të krijojmë ndryshim të qëndrueshëm. Rrjeti CulturAL është një mjet për t’u bashkuar dhe për të vepruar me ndikim.
A je gati të bëhesh pjesë e ndryshimit?
Thirrja për anëtarësim në Rrjetin CulturAL është e hapur. Për të aplikuar, dërgoni:
– Një përshkrim të shkurtër të organizatës/individit
– Një letër interesi që shpjegon pse dëshironi të bashkoheni
– Kontaktet e individit apo përfaqësuesit të organizatës
Dërgoni aplikimin në:
[email protected] | [email protected] | [email protected]
CulturAL – Për një kulturë që mbështetet, mbrohet dhe zhvillohet së bashku.


